Prej më shumë se 10 ditësh nga Samiti i Alaskës, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin deklaruan se kishin zhvilluar një takim shumë produktiv dhe kishin arritur disa pikat kyçe, përqendrimi kryesor ka qenë mundësia reale për një zgjidhje paqësore në Ukrainë.
“Nuk jemi ende aty, por ekziston një mundësi shumë e mirë për të arritur marrëveshjen e paqes. Nuk do të ketë marrëveshje pa një dakordim të plotë,” tha Trump gjatë konferencës për shtyp pas samitit.
Por, vetëm 12 ditë më vonë, më 28 gusht, kryeqyteti ukrainas, Kievi, u godit nga sulme ajrore ruse, duke shkaktuar vdekjen e 19 civilëve, përfshirë edhe katër fëmijë.
Lajmi për humbjen e këtyre jetëve civile ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare dhe brenda administratës amerikane, ku durimi i presidentit Trump po sfidohet. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për shtyp këtë pasdite, ndërsa liderët e vendeve evropiane janë shprehur ashpër kundër agresionit rus.