Deputetët e zgjedhur në Kosovë do të mblidhen sot për vazhdimin e seancës konstituive. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, dhe është e katërta që do të mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës kandidati për kryetar duhet të nominohet vetëm tre herë dhe votimi të bëhet në mënyrë të hapur.

Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati që u propozua seancën e fundit, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme.

Partia e Albin Kurtit ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se duke mos votuar kryetarin e ri po dëshmojnë se problemi nuk qëndron te emrat, por se ata synojnë “bllokimin e formimit të institucioneve”.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën 9 shkurt, dhe deri më tani janë mbajtur 55 seanca për konstituimin e Kuvendit të ri, ndërsa seanca e sotme do të shënojë përpjekjen e 56=të.

Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e legjislativit të nëntë brenda 30 ditësh, i cili afat skadon më 18 shtator.