Pjesa e parë të ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin Shqiptar, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen prezente. Më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 38°C vlera më e lartë e cila pitet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatarederi e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.