Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh gjithë vendin, nga veriu në jug.
Ndërsa ndan me qytetarët një video në rrjetet sociale, Rama shpreh falenderimet e tij për forcat komando, që kanë punuar përgjatë gjithë vijës së Sopotit, një nga zonat më të vështira.
“Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht.”, shkruan Rama..