Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e Fatmir Mediut, i cili tha se opozita do të ngjallet nga Berisha sicc ndodhi me Krishtin.

Në një postim të tij, Manjani shkruan: “Ndoshta gaboj po sa herë dëgjoj fjalën “ringjallje” më vjen ndërmend pamja e lugatit.
Ndjesë për këdo që beson në ringjallje, po unë këtë përfytyrim kam. Lugatin…
Madje më vjen ndërmend edhe një barcaletë me këtë rast:
Një hebre nga Shqipëria u sëmur dhe shkoi në Jeruzalem për të marrë ndihmë mjeksore. Pas përpjekjeve të shumta nuk ia doli dot. Spitali atje i thotë të shoqes se rasti qe shumë i rëndë dhe nuk kishin ç’ti bënin më shumë. Por e lidhën me një agjensi funerale atje.
Agjensia i tha gruas së të ndjerit se mund ta varrosnin në Jeruzalem meqë kushtonte me pak.
Gruaja i tha, “ma sillni në Tiranë, sado që të jenë shpenzimet, se kam dëgjuar se këtu në Jeruzalem është ngjallur njëherë dikush”