Debati i dy muajve më parë për numrin e shqiptarëve në burgjet angleze mes kryeministrit Edi Rama dhe udhëheqësit të Reform UK Nigel Farage duket se është shuar për momentin.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili e ka ndjekur këtë debat dhe intervistoi Farage thotë se ka një zhvillim të ri për të ndalur tonet raciste të Farage ndaj shqiptarëve.

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi është takuar me Nigel Farage për t’i thënë se kreu i Reform UK po përsëriste informacione të rreme, duke pretenduar se një në 50 shqiptarë në Britani ndodhej në burg.

Takimi iu konfirmua Top Channel nga vetë ambasadori Uran Ferizi i cili tha se pati një bisede informale në zyrë e Farage ku i tha se: “Është krejtësisht e pavërtetë, dhe megjithatë po përsëritet në GB News dhe nga politikanët tuaj”, tha Uran Ferizi, ambasadori, i cili po merr pjesë në konferencën e Reform UK.

E ndërmora këtë veprim thotë më tej ambasadori Ferizi sepse po shtrembërohen statistikat zyrtare, të cilat merren dhe përdoren për të nxjerrë pretendime krejtësisht të ndryshme, që nuk i afrohen realitetit.”

Siç edhe Top Channel raportoi disa javë më parë te dhënat nga ambasada shqiptare në Londër kanë kundërshtuar raportimet se numri i shqiptarëve në Britani është 53,000, shifër e përdorur si burim për pretendimin “një në 50”.

Ambasadori Ferizi për këtë thotë së gjatë takimit më Farage i tha se “ishte thellësisht e padrejtë të shpërndaheshin këto që në thelb janë gënjeshtra. Ato thjesht nuk janë të vërteta”.

Perceptimi im thotë më tej ambasadori Uran Ferizi ishte se Nigel Darage tregoi mirëkuptim kur i dëgjoi këto dhe i gatishmëri për t’i rishikuar statistikat.

“Gjithashtu, theksova se shqiptarët janë një shembull i shkëlqyer i njerëzve që integrohen mirë në Britani. Ata punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet me ndershmërinë e vet, dhe ai duket se e vlerësoi këtë.” ka thënë ambasadori Ferizi në takimin me babain e Brexit Nigel Farage i cili vijon të ketë një ftesë të hapur prej Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë.

Ftesë cila është mirëpritur prej politikanit kontrovers të cilin sondazhet e nxjerrin shumë pikë larg opozitës Konservatore dhe me probabilitet të lartë për të qenë ai kryeministri i ardhshëm në Angli./TOP CHANNEL