Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin kërkesat minimale në këtë fushë.
Sipas raportit, nga 139 vende dhe Autoriteti Palestinez të vlerësuara, 71 qeveri janë vlerësuar si përmbushëse të standardeve të kërkuara, ndërsa 69 të tjera nuk kanë arritur të plotësojnë kriteret. Në mesin e vendeve që kanë përmbushur kërkesat janë edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Brazili, India, Portugalia, Rumania, Turqia dhe Afrika e Jugut.
Për Shqipërinë, raporti thekson se janë përmbushur kriteret që lidhen me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e dokumenteve buxhetore, kontratave dhe licencave publike.
Ndër 69 vendet që nuk përmbushin kërkesat, Departamenti i Shtetit vëren se 26 prej tyre kanë shënuar përparim drejt përmbushjes së standardeve të transparencës fiskale.
“Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme si qeveri që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025: Shqipëria, Argjentina, Armenia, Bahamas, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brazili, Bullgaria, Burkina Faso, Kepi i Gjelbër, Kili, Kolumbia, Komoret, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Çekia, Estonia, Fixhi, Gjeorgjia, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kosova, Republika e Kirgistanit, Letonia, Lituania, Malajzia, Malta, Mauritiusi, Meksika, Mikronezia (Shtetet e Federuara), Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Namibia, Nepali, Maqedonia e Veriut, Panamaja, Paraguai, Peruja, Filipinet, Polonia, Portugalia, Rumania, Ruanda, Serbia, Sejshelet, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Timori Lindor, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda dhe Uruguai.”-thuhet midis të tjerash në raport.