Kevin De Bryjn po tregon se është një armë shtesë e çmuar për Napolin e Antonio Kontes. Belgu u bë mesfushori i parë që nga viti 2000 e këtej që arrin të shënojë gol në secilën nga tre ndeshjet e tij të para jashtë fushe në Serie A.

Një statistikë që tregon qartë ndikimin e menjëhershëm të ish-yllit të Sitit. i cili jo vetëm po sjell eksperiencë e vizion loje në mesfushën napolitane, por po kontribuon edhe me gola vendimtarë.

Në më shumë se dy dekada, vetëm tre lojtarë kanë arritur këtë rekord në elitën italiane. Bëhet fjalë për sulmuesët:

Pristof Piontek në vitin 2018
Miroslav Klose në vitin 2011
Mauro Zarate në vitin 2008
De Bryjn, me golin e fundit nga pika e bardhë kundër Milanit, jo vetëm që futi emrin e tij në këtë listë të veçantë, por tregoi edhe një herë se është një nga transferimet më të bujshme dhe më me ndikim të merkatos verore.

Me këtë ritëm, belgu jo vetëm që po fiton zemrat e tifozëve napolitanë, por po shkruan faqe të reja në historinë e Serie A.