Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së sotme, duke sjellë alternim të motit në territorin shqiptar.

Sipas parashikimeve, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, por intervalet me kthjellime nuk do të mungojnë, veçanërisht përgjatë ultësirës perëndimore, ku pritet një përmirësim i përkohshëm i kushteve.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në disa zona priten reshje në formë shtrëngatash afatshkurtra dhe me intensitet mesatar.

Pas orëve të pasdites, moti pritet të përmirësohet në shumicën e territorit, megjithatë në relievet malore të lindjes, do të vijojë prania e vranësirave dhe reshjeve të dobëta e afatshkurtra.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era pritet të jetë më e ndjeshme.