Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme në profilin e tij në facebook, pamje nga punimet anës Bunës në Shkodër ku po ndërtohet Muzeu i Lundrimit.

Një kompleks unik për Shkodrën e quan Rama, Muzeu i Lundrimit është pjesë e një sërë projektesh të ideuara për qytetin e biçikletave me qëllim rritjen e potencialit turistik për Shkodrën.

“Muzeu i Lundrimit, në hyrje të Shkodrës, ka nisur të marrë formë. Një investim i ndërthurur me hyrjen e qytetit, duke krijuar një kompleks unik për Shkodrën”, shkruan Rama.