Ka reaguar dhe Presidenti Bajram Begaj pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti. Begaj përmes një postimi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta ditën e sotme të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Anagnosti.
Begaj shkruan se shqiptarët do të vijojnë të admirojnë punën e vyer të Anagnostit ndërsa nga radhët e njerëzve të shquar u shkëput një yll.
“Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.
Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, u shpreh Presidenti.