Gazment Bardhi ka deklaruar se Grupi i PD-së ka marrë vendimin për nisjen e procedurave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Jashtë selisë blu, ku u zhvillua edhe mbledhja e Grupit të PD-së, Bardhi u shpreh se Peleshi është “kukull që urdhërohet nga Rama dhe njeri i marrë peng”.
Ai theksoi se opozita ka numrin e nevojshëm për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.
“Grupi i PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare mocionin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, është kukull që urdhërohet nga Rama dhe është njeri i marr peng.
Kemi numrin e nevojshëm për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Këtë mund ta bëjë një kukull e Ramës”, tha Bardhi.
Vendimi vjen pasi kryetari i Kuvendit kaloi në votim pa debat programin qeverisës “Rama 4” dhe përbërjen e kabinetit të ri, me kërkesë të PS-së gjatë seancës së sotme parlamentare pasi opozita “protestoi” në Kuvend pasi Kryeministri Edi Rama prezantoi një video të ministes robot “Diella”.