Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me ministren daneze për Integrim Evropian, Jeppe Kofod, dhe homologen daneze për Mjedisin, Dan Jørgensen, theksoi rëndësinë historike të këtij momenti për Shqipërinë.

“Kam shumë mirënjohje me të cilën dua të them disa fjalë duke nisur nga falënderimi për ju, për mbështetjen dhe që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi. Sot çelem një tjetër grupkapitull, që në fakt përbejnë 5 grupkapituj në 11 muaj dhe mesa di unë, ky është një rekord. Pres me padurim të çelim grupkapitulin e fundit para mbylljes së këtij viti. Me shpresë do ta bëjmë sëbashku,” deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se kjo arritje nuk është thjesht një shpërblim, por një angazhim i përditshëm për të përmbushur sfidat e procesit europian.

“E dimë që ka sfida dhe duhen bërë përpjekje, por e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandori të tjera në të shkuarën, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi,” përfundoi Rama.