Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Takimi u përqendrua në hapat që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si dhe në progresin e projekteve madhore infrastrukturore si Korridori VIII dhe Porti i Ri i Durrësit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e këtyre zhvillimeve për rolin gjeostrategjik të Shqipërisë në rajon dhe partneritetin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.