Kryeministri Edi Rama do të prezantojë gjatë seancës plenare të së enjtes programin qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Programi synon të konsolidojë arritjet e deritanishme dhe të përshpejtojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas qeverisë, Shqipëria ka në tryezë një plan të dakordësuar me BE-në për të përmbyllur negociatat brenda dy viteve të ardhshme, duke e bërë anëtarësimin në BE një objektiv të arritshëm brenda kësaj dekade.

Pikat kryesore të programit qeverisës përfshijnë:

🔹 Ekonomia dhe financat

Ulje e borxhit publik nga 80% në 55%

Trefishim i të ardhurave për frymë

Rritje mbi dyfish e pagës mesatare

Dyfishim i Prodhimit të Brendshëm Bruto

Krijimi i 100 mijë vendeve të reja pune

Mbështetje për sipërmarrjen me politika fiskale lehtësuese

🔹 Arsimi dhe kultura

Dyfishim i numrit të nxënësve në arsimin profesional

Laboratorë inteligjentë dhe investime në infrastrukturën universitare

Rritje e pagës së mësuesve

Hapje e qendrave kulturore shqiptare jashtë vendit

Restaurim i objekteve me rëndësi historike

🔹 Shëndetësia dhe mbrojtja sociale

Trefishim i buxhetit për shëndetësinë

Rindërtimi i 400 qendrave shëndetësore dhe 53 spitaleve

Zgjerim i shërbimeve sociale dhe mbështetje për familjet në nevojë

Rritje graduale e pensioneve

🔹 Infrastruktura dhe energjia

Vazhdojnë projektet për rrugë, ura dhe tunele

Fokus te Korridori Blu dhe rrjeti hekurudhor kombëtar

Rritje e kapaciteteve prodhuese të energjisë dhe diversifikim burimesh

🔹 Mbrojtja, rendi dhe drejtësia

Investime në Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë

Krijimi i industrisë ushtarake

Digjitalizimi i sistemit të drejtësisë

Siguria rrugore dhe parandalimi i krimit në fokus

🔹 Turizmi, bujqësia dhe mjedisi

Zhvillim i turizmit elitë dhe ekologjik

Dyfishim i eksporteve bujqësore

Projekte për ujitjen dhe mbrojtjen e tokave bujqësore

Riciklimi dhe menaxhimi i mbetjeve sipas standardeve europiane

Qeveria parashikon gjithashtu përmirësimin e lidhjeve rajonale dhe zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së transportit, përfshirë ndërtimin dhe modernizimin e aeroporteve dhe porteve. Synimi përfundimtar është që Shqipëria të shndërrohet në një destinacion të sigurt, të mirëorganizuar dhe atraktiv për investime, turizëm dhe shërbime.