Kryeministri Edi Ra ka reaguar mëngjesin e kësaj të hëne pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti. Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, e kujton me emocion dhe respekt të thellë artistin e madh.
“Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shënuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese,” -shkruan Rama, duke vënë në dukje kontributin e jashtëzakonshëm të Anagnostit në historinë e filmit shqiptar.
Ai e cilëson Anagnostin si “regjisorin e plot filmave të arrirë dhe të filmit kult Lulëkuqe mbi mure, që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar.”
Përveç kontributit artistik, Kryeministri ndalet edhe në kujtimet personale me regjisorin, duke e përshkruar si “mjeshtrin e shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësin kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë.”
Në fund të mesazhit të tij prekës, Rama i jep lamtumirën me fjalët:
“Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master.”