Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i bëri apel sot prindërve që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë, të përfitojnë nga afati i ri i regjistrimeve.
Sipas njoftimit, më 5 shtator, nga ora 08:00 deri në orën 24:00, do të rihapen regjistrimet online për nxënësit e klasës së parë dhe të dhjetë në portalin qeveritar “e-Albania”.
“Ftojmë të gjithë prindërit që nuk kanë kryer ende regjistrimin e fëmijëve, të shfrytëzojnë këtë mundësi”, deklaroi ministrja.