Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të vijuar aksionin e shembjes së objekteve pa leje.
Në emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë tha se për të rritur standardet e kontrollit, do të ketë një reformim në Policitë Bashkiake dhe inspektorateve.
Duke kujtuar kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës, Rama tha se shembja e objekteve është dhe një histori personale dhe nuk do e ndalojë derisa t’i shkojë deri në fund të shembjes së godinave që zaptojnë hapësira publike.
“Ne do të rishikojmë të gjithë skemën Policisë Bashkiake dhe inspektorateve dhe do të ngarkojmë përgjegjësi ligjore për të gjithë ata që do të konstatohen me s’mbyllje. Pra jo vetëm do shkarkohen, por do të mbajnë përgjegjësi edhe para ligjit. Kjo është historia ime është edhe pak personale, ti e di që fillimi im i prishjeve ka qenë kur unë hyra në bashkinë e Tiranës, e di që është histori e gjatë, por unë nuk e lë këtë histori pa mbyllur. Do të vijojnë prishjet për goditan pa leje për qëllim fitimi se shtëpia është tjetër gjë, por edhe kjo jo se duhet të ndërtohet pa leje”,-tha Rama.