Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e kësajt të enjte në Shkodër, ku një person është vrarë me armë zjarri nga dy persona.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pranë kinemasë “Republika”, e cila ndodhet në qendër të qytetit. Mësohet se viktima është Kristjan Kola.

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga dy shtetas ende të paidentifikuar teksa ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Rrethanat e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.