Nga Eduart Zaloshnja

Tani që po fillon konsultimi publik rreth Kodit Penal, do të ketë shumë sugjerime për nene të ndryshme të tij.

Unë nuk kam as arsimim juridik dhe as ndonjë përvojë juridike. Por në analizën statistikore-ekonomike të plagosjeve/vdekjeve jonatyrale kam një përvojë të gjatë shkencore.

Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe kodet rrugore atje janë të ndryshme nga të Shqipërisë, por disa mësime të vlefshme mund të nxirren prej studimeve që kam kryer.

Në SHBA, rreth 21% e vdekjeve rrugore janë ndër këmbësorë/biçiklistë. Në 8 muajt e parë të këtij viti, në Shqipëri humbën jetën 48 këmbësorë dhe 6 biçiklistë, që përbëjnë pothuaj 40% të vdekjeve rrugore. Në të njëjtën periudhë të një viti mëparë, në Shqipëri humbën jetën 47 këmbësorë dhe 8 biçiklistë, që përbëjnë 55% të vdekjeve rrugore. Përqindje të tilla hasen vetëm në disa vende afrikane apo aziatike juglindore…

Në Shqipëri, raste të tilla klasifikohen si ‘aksidente më pasojëvdekjen’. Në shumicën dërrmuese të 50 shteteve të SHBA-së, raste të tilla klasifikohen si vrasje rrugore, kur drejtuesi i automjetetit e ka drejtuar atë në mënyrë të papërgjegjshme!

Studime të pafundme statistikore kanë treguar se kur drejtuesit e mjeteve tejkalojnë ndjeshëm shpejtësinë e lejuar, parakalojnë nëmënyrë të gabuar, drejtojnë mjetin nën influencën e alkolit apo duke biseduar në celular, mund të vrasin kalimtarë, biçiklistëapo automobilistë/motoçiklistë. Prandaj dhe vdekjet rrugore qëshkaktohen nga drejtimi i papërgjegjshëm i automjetit, nëshumicën dërrmuese të 50 shteteve të SHBA-së, klasifikohen si vrasje rrugore, e jo si vdekje aksidentale.

Në qoftë se drejtuesit e automjeteve i drejtojnë ato në mënyrë të përgjegjshme, mund të shmanget vdekja e këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve/automobilistëve që lëvizin në mënyrë të gabuar. Ndërsa drejtimi i papërgjegjshëm i automjetit mund të rezultojë në vrasje rrugore, që duhet ndëshkuar me burg!

Juristët që do të merren me diskutimin e Kodit Penal duhet të gjejnë mënyrën sesi të përfshihet në të edhe vrasja rrugore…