Pas disa minutash që qëndroi brenda ambienteve të SPAK, ministrja Belinda Balluku foli për gazetarët në dalje, ku tha se pranoi kërkesën për tu paraqitur në këtë inistucion në respekt të organeve të drejtësisë.
“Përshëndetje të gjithëve! Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje nën hetim. Si qytetare dhe si zyrtare publike, e shikoj si një proces për të cilin jam shpresëplotë se do të jetë i bazuar në transparencë, llogaridhënie dhe, mbi të gjitha, mbi parimet e drejtësisë së pandryshueshme, tek e cila besoj”, deklaroi Balluku.
 
			
