Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e datë 19.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili kishte vendosur kthimin e çështjes së inceneratorit të Fierit për rishqyrtim në shkallën e parë.
Në dhomë këshillimi, Shkalla e tretë e gjyqësorit ka vendosur që çështja të rikthehet sërish në Apelin e Posaçëm, por me një tjetër trupë gjykuese.
Rekurs në Gjykatën e Lartë kishin paraqitur si Prokuroria e Posaçme, SPAK, ashtu edhe avokatët mbrojtës të të pandehurve.