Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka nënshkruar dekretin që mandatin Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re.

“Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti”, njoftoi Presidenca.

Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, është i detyruar që jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.