Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Siç shihet nga pamjet po hiqen strukturat e disa subjekteve që kishin zënë hapësirat në kryeqytet.
“Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike”, ka shkruar kryeministri Rama.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur që nga muaji korrik, ku në hapësirat e përbashkëta, janë larguar strukturat metalike, druri dhe qelqi.




















