Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është nisur me Air Force One drejt Lindjes së Mesme.
Para nisjes, ai u deklaroi gazetarëve: Lufta ka përfunduar.
Trump do të vizitojë fillimisht Izraelin, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Egjiptit, ku do të marrë pjesë në një samit të liderëve botërorë mbi luftën në Gaza.