Taulant Balla: Mund t’ju them se është bërë një punë e mirë me shumë ekspertë, gjej rastin të falëndero OSBE, Këshillin e Europës. Është në ligj që duhet realizuar brenda këtij sesioni.
Çështja e dytë që do ishte mirë të adresohej puna e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Do ngremë komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore.

Këto duhen parë për t’i hapur rrugë reformave të reja, lidhur edhe me ndarjen administrative dhe territoriale. Këto komisione janë shumë të rëndësishme. Të plotësojmë vakancat në këto komisione.