UEFA ka zbuluar arbitrin e sfidës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Duke qenë një ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat në eliminatoret e “Botërorit 2026”, qeveria europiane e futbollit ia ka besuar atë rumunit Istvan Kovaks, arbitri që vendosi drejtësi në finalen e fundit të Champions League, mes Paris Sent Zhërmen dhe Inter.
41 vjeçari mban stemën e FIFA që nga viti 2010, ndërsa në sezonet e fundit të turneve ndërkombëtarë është ngjitur lart në hierarkinë e arbirave.
Kovaks numëron 77 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa ka një mesatare të lartë të kartonëve të verdhë dhe të kuq. Edhe ndihmësit e tij në fushën e lojës do të jenë rumunë, ndërsa në në sistemin VAR do të jenë gjermanët Bastian Dankert dhe Paskal Myler.