Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë në negociata të avancuara dhe po shkojnë drejt një akordi për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Sipas të njëjtave burime, është rënë dakord që komisioni të ketë 16 anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë mes maxhorancës dhe opozitës.
Përbërja e parashikuar është si më poshtë:
8 anëtarë nga mazhoranca: 7 deputetë nga PS dhe 1 deputet nga PSD
8 anëtarë nga opozita: 5 deputetë nga PD, 1 deputet nga PR, 1 deputet nga PL, 1 deputet nga Partia Mundësia.
Dy forcat politike që morën mandate në zgjedhjet e 11 majit, por që nuk janë përfshirë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, janë “Lëvizja Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet”.
Përbërja e komisionit që do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë e cila është dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës, pritet të miratohet në parlament javën e ardhshme.