Teksa ka ndarë në rrjete sociale pamjet nga sheshi “Skënderbej” i mbushur plot me shqiptarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Grenell ka sulmuar Gjykatën Speciale të Hagës.
Në njërin postim, Emisari Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme ka shkruar: “Dhe në Tiranë”, duke nënkuptuar kështu se është protesta e radhës që mbahet pas asaj në Prishtinë dhe Hagë në mbështetje të 4 ish-drejtuesve të UÇK-së.
Në postimin tjetër, me pamjet e sheshit kuq e zi, ai shënjestron Specialen duke thënë se ka dalë jashtë kontrollit. Nuk kursen as prokurorin special Jack Smith, për të cilin thotë se ka shkaktuar indinjatën e një populli dhe që ka dalë për të protestuar dhe kërkuar drejtësi për ata që luftuan për liri.
Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që bëri Jack Smith.”, shkruan ai.