Një person ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të marte pas një shpërthimi me tritol në Shkodër. I plagosuri Enea Busukja është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa kanë rrethuar zonën me shirit.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “Euronews Albania”, tritoli është vendosur në garazhin e një pallati. Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni dhe një motor.