Kryeministri në detyrë i Kosovë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka votuar në qendrën e votimit të improvizuar në fakultetin juridik në Prishtinë.
Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të qendrës së votimit, Kurti iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës të bëhen kontributorë në përmirësim e shërbimeve që kanë të bëjnë me jetën e tyre të përditshme në çdo lagje e komunë.
“Sot votojmë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme për çerdhet, kopshtet, ujin, shëndetin, shërbimet dhe infrastrukturën në lagjet e qyteteve dhe fshatrave. Veç qytetarë të republikës së Kosovës, ne jemi edhe banorë të komunës, ndaj ftoj gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtë të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve të tyre”, tha Kurti.
Kurti dha mesazhin e tij edhe në gjuhën serbe dhe atë angleze.