17 komuna nga 38 në total do të shkojnë në balotazh në raundin e radhës të zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 9 nëntor, pasi anjëri prej kandidatëve nuk siguroi mbi 50 për qind të votave ( 5 komuna më pak se nga zgjedhjet e vitit 2021). Në 21 të tjerat, gara u mbyll në raundin e parë (4 më shumë se në 2021).
KQZ njoftoi dje se pjesëmarrja në votime ishte 39% dhe të drejta vote kishin 2 069 098 votues, ndërsa rreth 44 mijë ishin regjistruar si votues nga jashtë vendit.