Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar meshkarkesa elektrike.
Në Alpe dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herësstuhi dëbore.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 18m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.




















