Agim Ismaili, ish-drejtori i burgjeve është marrë nën hetim nga SPAK.

Ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme këtë të enjte.

Agim Ismaili u paraqit në SPAK rreth orës 10:00 dhe doli pas gati 1 orë e gjysmë, pa dhënë koment për mediat.

Ai është pyetur nga prokurorët për hakerimin e kompjuterëve të SPAK në muajin mars.