Sjellja jo sportive në shkallët e stadiumit nga ana e tifozëve të saj i kushton shumë Serbisë, e cila në takimin e radhës të vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2026, do të duhet që të luajë në një stadium me një kapacitet të reduktuar tifozësh.
Për takimin me Letoninë, i cili do të zhvillohet po në Leskovac, Federata Serbe e Futbollit ka bërë me dije se impianti nuk do të mbushet me kapacitet të plotë, pasi Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka “mbyllur” 25% të vendeve në formë dënimi për koret anti-sportive të dëgjuara në ndeshjen e fundit të luajtur aty, ku Shqipëria fitoi 1-0 ndaj vendasve me golin e Manajt.
Fakti që këto kore janë një fenomen që përsëritet prej takimesh radhazi Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka gjobitur Federatën Serbe të Futbollit edhe me një gjobë prej 87.500 mijë frangash svicerane.




















