Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Tepelenë, Gramoz Sako, ka votuar sot në qendrën e votimit në fshatin e tij të lindjes, Nivicë.
Pas votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkisë të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.
“Sapo votova në fshatin tim të lindjes, në Nivicë, dhe iu bëj thirrje të gjithë banorëve të Bashkisë Tepelenë të dalin masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë,” deklaroi Sako.




















