Legjenda franceze e futbollit dhe ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka zbuluar se rikthimi i tij si trajner do të ndodhë shumë shpejt. Zidane ka qenë ‘me pushime’ që nga koha e tij e fundit në Madrid në vitin 2021. Gjatë kësaj mungese ai u lidh me kalimin te disa klube, si Man. United, Fenerbahce, Chelsea apo edhe Marseille.
Mirëpo gjasat më të mëdha janë që ai të ketë pranuar tanimë rolin e trajnerit të kombëtares franceze, ekip ku për shumë vite dha kontributin si futbollist dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 1998.
Si trajner Zidane ka drejtuar vetëm Real Madridin në dy periudha të ndryshme, nga janari 2016 deri më qershorin e 2018 dhe nga marsi i 2019 dëri më qershorin e 2021, duke fituar 11 trofe, mes të cilëve tre herë Champions League.
Zidane pyetet vazhdimisht se kur do të kthehet në pankinë dhe të hënën në mbrëmje, në një ndeshje bamirësie në Toulon, ai dha një aludim të vogël: “Do të ndodhë së shpejti, shumë shpejt”.




















