Parlamenti ka votuar me 77 vota kundër kërkesën PD për të hequr nga rendi ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Opozita votoi me 30 vota pro ndërsa pati 1 abstenim.
‘Votimi është i hapur dhe me karton. Kush është pro iu lutem, numëroni votat pro. 30 vota pro. Kush është kundër? 77 vota kundër. Abstenim, 1 abstenim. Me 77 vota kundër, 30 pro dhe 1 abstenim, kërkesa nuk miratohet”, tha Peleshi.




















