Interi ka njoftuar se Denzel Dumfries i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës së majtë.
Operacioni u krye në Londër, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Lazios më 9 nëntor. Sipas parashikimeve, mbrojtësi i krahut do të mungojë për një periudhë nga dy deri në tre muaj.
Klubi ka konfirmuar se lojtari do të ndjekë një program rehabilitimi në javët në vijim.
Ky dëmtim mund ta shtyjë Interin të ndërhyjë në merkato për të mbuluar mungesën. Paralelisht, e ardhmja e Dumfries te zikaltërit mbetet e paqartë.
Holandezi ka ndërruar sërish agjent, duke rritur spekulimet për një largim të mundshëm.
Inter pritet që në merkaton e janarit të sjellë një zëvendësues për Dumfries dhe emrat janë Norton-Kofi i Xhenoas, Moris Valinçiç i Dinamo Zagrebit, dhe Idrisa Ture i Pizës,
Një nga këta tre emra pritet t’u bashkohet zikaltërve në janar, sipas “La Gazzetta dello Sport”.




















