Dashi
Në sferën profesionale do të mbyllet një cikël i suksesshëm, së shpejti mund të keni edhe një ngritje në detyrë. Në dashuri, beqarët do të marrin vëmendjen e kërkuar, ndërsa çiftet e vjetra do të rizgjojnë pasionin prej të cilit dikur u dridheshin gjunjët. Do të ndiheni shumë energjikë dhe në humor për të realizuar takime interesante. Të enjten mbrëma mos u tregoni të paduruar dhe suksesi do të jetë i garantuar. Vlerësimi për ju është nëntë pikë.

Demi
Pritet që kjo të jetë një javë e ngarkuar në disa fronte, që kërkon të mos dorëzoheni pikërisht tani që jeni afër realizimit të synimeve tuaja. Në punë do të keni më pak presion dhe do të merrni vlerësime konkrete. Në sferën e dashurisë, çiftet që janë bashkë prej kohësh do të kenë mbarëvajtje të mirë, ndërsa ata që janë në kërkim të shpirtit binjak, duhet të presin edhe pak
javë për rezultate të vërteta. Kujdes shëndetin, mos u sforconi shumë fizikisht. Bëni durim deri të premten, pastaj do të merrni frymë lirisht. Vlerësimi për ju është gjashtë pikë.

Binjakët
Kjo do të jetë një javë shumë e mbarë. Do të merrni telefonata që i prisnit prej kohësh dhe do të merrni pjesë në takime të rëndësishme. Në punë do të ketë ndryshime, projektet e mbetura pezull do të rishikohen, do të ketë bashkëpunime dhe propozime të reja. Në sferën e dashurisë, beqarët do të kenë flirte të shumta, që mund të shndërrohen më vonë në histori afatgjata. Fundjava është ideale për udhëtime të shkurtra. Gjithçka do të shkojë më së miri. Vlerësimi për ju është 10 pikë.

Gaforrja
Fillimi i javës do të jetë i vështirë, por më pas gjërat do të marrin për mirë. Deri të enjten trysnia në punë mbetet e lartë, kërkesat e shumta dhe afatet e shkurtra e bëjnë situatën edhe më stresuese, por nga e premtja vijnë vlerësime konkrete dhe fjalë miratimi që jua ngrohin zemrën. Në aspektin e dashurisë marrëdhëniet e konsoliduara vazhdojnë pa problem, ndërsa beqarët duhet të mendohen mirë para se të vendosin. Fundjava është e përsosur për të organizuar diçka të bukur, edhe kënaqësitë më të mëdha do t’i merrni gjatë atyre ditëve. Vlerësimi për ju është shtatë pikë.

Luani
Nëse keni shtyrë për më vonë vendime të rëndësishme, tani është momenti ideal për të vepruar pa mëdyshje. Në punë intervistat, prezantimet dhe negociatat shkojnë për mrekulli nga e mërkura deri të shtunën. Në dashuri, do të përjetoni pasion në lidhje. Çiftet do të organizojnë surpriza të bukura, ndërsa beqarët do të tërheqin shumë shikime mbi vete. Fundjava është ideale për organizimin e darkave elegante apo udhëtimeve romantike. Me pak fjalë, do të jetë një javë e shkëlqyer. Vlerësimi për ju është tetë pikë.

Virgjëresha
Kjo do të jetë një javë e vështirë që kërkon kujdes dhe durim të veçantë. Verifikoni gjithçka përpara se ta dërgoni dhe mos i besoni asgjëje me shikim të parë. Në punë keqkuptimet apo vonesat e pagesave jua vënë në provë durimin. Në fushën e marrëdhënieve, çiftet do të kenë debate, ndërsa beqarët kanë vështirësi të përshtaten me njohjet e reja. Nga e premtja do të ketë ndryshime, një lajm i mirë jua ngre humorin, një çështje zhbllokohet, dikush merr më në
fund atë që priste prej kohësh. Fundjava do të jetë më e qetë, ideale për të pushuar dhe për të rimarrë forcat. Vlerësimi për ju është pesë pikë.

Peshorja
Java do të jetë shumë e mbarë, gjithçka do të duket më e lehtë. Që nga e marta marrëveshjet që dukeshin të pamundura më në fund do të realizohen me sukses. Dikush madje mund të përfitojë edhe dhurata apo të ardhura shtesë që vijnë në momentin e duhur. Në punë aftësia për të ndërmjetësuar sjell rezultate konkrete, vlerësime publike dhe dyer të reja që hapen. Në dashuri, historitë e sapolindura konsolidohen me puthje që shijojnë si premtime, ndërsa beqarët takojnë njerëz që godasin drejtpërdrejt në zemër. Fundjava është ideale për të darkuar nën dritën e qirinjve ose thjesht për të shijuar praninë e njëri-tjetrit. Vlerësimi për ju është tetë pikë.

Akrepi
Ndieni dëshirën për të kthyer faqen njëherë e mirë. Nga e mërkura do t’ju ofrohen mundësi të shumta që nuk duhen humbur. Në sferën profesionale, ai që ka kurajë të kërkojë, do të fitojë, ai që vendos të ndryshojë rrugë, do të gjejë shtegun ideal. Në aspektin sentimental, marrëdhëniet serioze do të bëhen më të zjarrta, ndërsa beqarët do të lëmë takime që më vonë mund të shndërrohen në histori serioze. Fundjava është e përkryer për të marrë vendime të rëndësishme dhe për të mbyllur njëherë e përgjithmonë historitë që nuk funksionojnë. Mos kini maninë për ta pasur gjithçka nën kontroll dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Vlerësimi për Akrepin është shtatë pikë.

Shigjetari
Java nis ngadalë dhe përfundon me bujë, siç i pëlqen dikujt që do surpriza. Deri të mërkurën do të ndieni pak pasiguri, por nga e enjtja përgjigjet vijnë njëra pas tjetrës. Projektet do të marrin formë, do të merrni vlerësime zyrtare ose do të ngriheni në detyrë. Në dashuri, çiftet gjejnë sërish entuziazmin dhe dëshirën për të bërë plane të mëdha. Beqarët do të përjetojnë flirte që u sjellin buzëqeshjen. Fundjava është ideale për darka të mëdha, udhëtime apo mbrëmje me miq që jua ngrohin zemrën. Vlerësimi për ju është shtatë pikë.

Bricjapi

Kush ka punuar fort muajt e fundit, më në fund nis të korrë frytet e punës së vet. Mund të përfitoni ngritje në detyrë, kontrata afatgjata dhe detyra të rëndësishme që ju bëjnë të ndiheni krenarë. Të ardhurat do të shtohen dhe tani mund të planifikoni blerje të rëndësishme apo të bëni investime afatgjata. Në aspektin sentimental, lidhjet afatgjata do të bëhen edhe më serioze, ndërsa beqarët parapëlqejnë të presin për njeriun e duhur, sesa të bëjnë kompromis.
Merrini gjërat me radhë dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Vlerësimi për ju është gjashtë pikë.

Ujori
Kjo javë premton surpriza të këndshme. Nga e enjtja do të vlerësoheni për idetë tuaja origjinale dhe do të bëni bashkëpunime të frytshme. Projektet apo punët paralele që bëni do t’jua shtojnë të ardhurat. Në sferën e dashurisë, çiftet e konsoliduara do të përjetojnë entuziazmin e fillimit të lidhjes, ndërsa beqarët do të njohin njerëz të rinj dhe interesantë. Fundjava është e përkryer për të shkuar në koncerte, ekspozita apo për të kaluar mbrëmje ndryshe nga të zakonshmet. Vlerësimi për Ujorin është shtatë pikë.

Peshqit
Kjo do të jetë një javë frymëzuese për të lindurit e kësaj shenje. Nga e enjtja do të merrni propozime që do t’jua ngrohin zemrën, sidomos në sektorin artistik apo të komunikimeve. Në sferën e punës do të lidhni kontrata të reja apo do të merrni vlerësime dhe rimbursime që i prisnit prej kohësh. Në dashuri do të përjetoni momente të ëmbla, ndërsa beqarët do të marrin sinjale të qarta se fati po troket. Fundjava është ideale për t’u çlodhur në vende bregdetare me
muzikë të bukur në sfond. Vlerësimi për Peshqit është gjashtë pikë.