Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash të gjyqtarëve kushtetues, u mor ky vendim.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u publikua edhe në Fletoren Zyrtare.

Mbi thelbin e kërkesës së kryeministrit, që është shfuqëzimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet më 22 janar.
Aty do të shqyrtojë në themel të gjitha çështjet e ngritura prej qeverisë, që ka të bëjë me kompetencat.
Kryeministri Edi Rama në padinë e tij thotë se është kompetence e tij të vendos për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të vendosë masa që ndalojnë ushtrimin e detyrave të ministrave.
Njëkohësisht, edhe Gjykata e Apelit ka pranuar të marrë në shqyrtimin ankimimin e Ballukut për të gjitha masat e vendosura prej GjKKO.




















