Prej orës 10:30 vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për t’i hequr imunitetin deputetes Belinda Balluku, në mënyrë që t’i hapet rruga arrestimit të saj.
Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura, ku të papranishëm janë anëtarët e Këshillit të drejtuar nga Niko Peleshi, kreu i ri i SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorët e kësaj çështjeje Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Më herët, Niko Peleshi ka lexuar relacionin, ndërsa anëtari i PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer ta hapura, por është kundërshtuar nga Taulant Balla.




















