Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës pasditen e së mërkurës.
Nga burime brenda PD-së, mësohet se takimit të Salianjit e Alimehmetit, i janë bashkuar strukturat drejtuese të Degës së PD Durrës.
Mësohet se në këtë takim kanë marrë pjesë: Kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë Durrës dhe ish-kryetari i “Foltores”, Tan Burgia; nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi; ish-deputeti Pëllumb Berisha; sekretari i Degës Arlinind Boshku; sekretari organizativ Nikolin Radovani; kryetari i fundit i zgjedhur me votë, Luan Hoti; drejtues strukturash, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu, deputetët më të votuar të Qarkut Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndreç Pjetri, ish-deputetë dhe drejtues ndër vite. Po ashtu, pjesa dërrmuese e drejtuesve të grupseksioneve.




















