Sot ka ndodhur një gjest i paparë në 35 vite. Për herë të parë Sali Berisha nuk është më lajm. Për herë të parë ai del, ndalon para mediave por ato nuk e përfillin. Ai vijon rrugën i dëshpërur.

Kjo ngjarje nuk ishte organizuar nga kundershtarët, por ishte një gjest intuitiv i gazetarëve që mbulojnë PD-në, që s’ka ndodhur kurrre në 35 vjet.

Sali Berisha për herë të parë për interesin publik nuk është violinë e parë, nuk dirigjon, nuk është me lajmi, nuk është më Lideri që bën lajm e që jep mesazhin publik.

Për herë të parë prozhektorët nuk janë mbi të.

Mbyllje dramatike mbledhje kryesie. Berisha ndalon, pret të ndodhe ajo qe ndodh përherë, por jo. Instikti gazetaresk i tha: Nuk je më lajmi e as interesi publik. (Lexo.al)