Përgatitjet për edicionin e pestë të Big Brother VIP kanë zbuluar edhe emrat që do të jenë në krye të formatit të njohur “Fan Club”.

Edhe pse në të kaluarën mes tyre ka pasur kritika publike lidhur me dinamikat e lojës, raporti mes Ronaldo Sharkës dhe Egli Takos është forcuar ndjeshëm së fundmi, duke u kthyer në një bashkëpunim profesional.

Sipas raportimeve të fundit, Egli Tako do të jetë moderatorja e re e këtij edicioni, ndërsa Ronaldo Sharka vjen në një rol drejtues si Producent Ekzekutiv i programit.

Mësohet se afrimiteti dhe miqësia e krijuar mes tyre ka çuar në këtë propozim për drejtimin e emisionit.

Ky ndryshim sjell një frymë të re në “Fan Club”, ndërsa pritet të shihet kimia e dyshes në ekran gjatë analizave të këtij sezoni.