Andi Bushati, e ka cilësuar manipulim deklaratën e Berishës për investimin e Trump-Kushner në Sazan, pasi qëllimisht nuk përmendi Zvërnecin.
Bushati tha se PD ka denoncuar prej vitesh skemën e nxjerrjes së zonave të mbrojtura nga ligji, për t’ju shpërndarë oligarkëve, por në rastin e Trump dhe Kushner ka heshtur.
“Berisha manipuloi, një politikan merret me momentin. Ivanka shkoi në Zvërnec. Kjo opozitë, ka skemën tipike që ka 10 vjet që denoncon, nxjerrjen nga ligji i zonave të mbrojtura, ku oligarkë shqiptarë kanë blerë përballë tokat, vjen një emër i madh, mbyllet deal dhe shiten apartamente. Këtë opozita duhet ta denoncojë.
Kush është kali i betejës së opozitës sot? Që ne jemi në pamundësi për të përfaqësuar opozitarizmin, sepse është shkallmuar demokracia, nuk ka zgjedhje. Këta të bëhen kundër LGBT, Soros, por nuk ka qytetar me inteligjencë mesatare, që mendojnë se përmes një aleance me Trump, mund të rikthesh parametrat demokratikë. Më shumë mund ta shpresoje, me demokratët e Soros, që të kishin skrupuj për një fasadë demokratike, por që Trump të dëgjojë, që ai vendi ballkanik atje po lëngon nga një autokrat…
Dhjetë ndjekës budallenj, që t’ju thuash do na heqë Trump Ramën si Maduro, PD do ti ketë gjithmonë, por ndjekësin cilësor, që thotë ke 10 vjet që denoncon për zonat e nbrojtura, por për Trump mbyll gojën, heq tharmin e opozitarizmit, nuk ke interesa kombëtare, je aktor i një loje të vogël, njerëzit e kuptojnë dhe nuk të ndjekin”, tha Bushati.




















