Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me vranësira, të shoqëruara herë pas here me intervale kthjellimesh.
Reshje shiu të dobëta dhe të herëpashershme priten përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare, ndërsa lokalisht nuk përjashtohen shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë nga verilindja drejt juglindjes, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore ajo mund të arrijë deri në 10 m/s.
Valëzimi i detit do të jetë i lehtë deri mesatar, me forcë 1–3 ballë.




















