Pas Shqipërisë, edhe Kosova sot ka marrë ftesë nga presidenti amerikan Donald Trump që të jetë pjesë e Bordit të Paqes si anëtare themeluese.
Kjo ftesë është dërguar në nivele të ndryshme të hierarkisë shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë.
Derisa në Shqipëri ftesa i është adresuar kryeministrit Edi Rama, në Kosovë ajo i ka shkuar presidentes Vjosa Osmani.
Në këtë mënyrë, është anashkaluar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili gjatë pesë viteve të qeverisjes së tij ka qenë vazhdimisht objekt kritikash për dëmtim të raporteve të Kosovës me SHBA-të.
Edhe pse Kurti në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori 51 për qind të votave, ai megjithatë është injoruar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Shefja e shtetit, Vjosa Osmani, është shprehur e nderuar me këtë ftesë.
Duke e prezantuar atë në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se Kosova është aleate e palëkundur e ShBA-së.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.???????????????? Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, ka shkruar Osmani.
Për këtë ftesë, Osmani është uruar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili një ftesë të tillë nga Trump e ka marrë para disa dite.
Ai ka bërë me dije se ky është një gjest tejet domethënës i presidentit amerikan ndaj Kosovës.
Në llogarinë X, ai ka shkruar se ky gjest forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës.
“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë???????????????????? Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, ka shkruar Rama.
Msodergimi i një ftese të tillë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili më 28 dhjetor i ka fituar 51 për qind të votave po shihet në mënyrë të çuditshme.
Analisti politik Ermal Mulosmani ka ironizuar me një gjë të tillë.
“Zoti Trump paska ngaterruar adresen ne Kosove, i paska derguar ftese Presidentes Osmani. Njeriu me i fuqishem politikisht, i sapokonfirmuar nga votat e gjithe kosovareve eshte Albin Kurti”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Krijimi i Bordit të Paqes si mekanizëm për të administruar Gazën është një nga çështjet kryesore që po diskutohet në politikën ndërkombëtare.
Bordi i Paqes po konsiderohet si një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rikthejë qeverisjen e besueshme dhe ligjore dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zona të prekura ose të kërcënuara nga konflikti.
Sipas aaj që është bërë e ditur deri me tani Bordi i Paqes do të ndërmarrë funksione të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sipas miratimit të dhënë në përputhje me këtë Kartë, përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira që mund të zbatohen nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.




















