Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama janë pritur me ceremoni zyrtare nga kryetari i parlamentit të Izraelit, Amir Ohana.
Pas ceremonisë, Rama shkruajti në librin e të ftuarve të Parlamentit. Ai shkroi se është i nderuar që ndodhen në Parlamentin izraelit të cilën e cilësoi një shtëpi legjendare.
Rama pritet të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Izraelit, ku do të flasin edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Yair Lapid. Kryeministri këtë të hënë gjithashtu ka zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët me Netanyahun.




















