Tragjedia në Zvicër. Janë identifikuar trupat e 16 viktimave të tjerë pas një zjarri që ra në një club në resortin zviceran të skive Crans-Montana.

Sipas BBC, viktima më e re është një vajzë zvicerane 14 vjeç, ndërsa nëntë të tjerë ishin nën 18 vjeç. Grupi përfshin persona me kombësi zvicerane, italiane, rumune, turke dhe franceze, tha policia.

Numri i personave të identifikuar që janë vrarë si pasojë e zjarrit ka shkuar në 24, thanë autoritetet në një deklaratë.

Ndërkohë tetë shtetas zviceranë u identifikuan dy ditë më parë.